Udhëzime
Sot do te mesojme si te gatuajme brusketa me domate. Receta e brusketave me domate te fresketa eshte shume e shpejte per tu gatuar, antipast perfekt per nje darke mes miqsh, e fresket dhe e shijshme. Perdorimi i erezave ben kete pjate aromatizuese perfekte per te shoqeruar kotoleta pule, berxolla viçi ose derri, ose peshk.

Brusketa me domate
Perberesit:
- 6 feta buke
- 3 domate mesatare, te pjekura
- 1 luge kafeje rigon ( te fresket ose te thate)
- 1 luge kafeje menderz ( te fresket ose te thate)
- 1 thelpi hudher, te qeruar dhe te grire holle
- 2 luge gjelle vaj ulliri
- kripe
- piper
Udhezimet:
- Pastroni, lani dhe thani domatet. I prisni ne kubike te vegjel dhe i hidhni ne nje tas.
- Grini holle rigonin dhe menderzen e fresket. Hidheni tek tasi bashke me domatet e grira.
- Grini holle hudhren. E hidhni edhe kete tek tasi.
- Shtoni kripen dhe pak piper. Sperkatini te gjithe perberesit me vajin e ullirit. I trazoni me nje luge dhe lerini ne tas per 10 min.
- Ngrohni furren ne 200° C. Vendosini ne nje tepsi dhe thekni fetat e bukes per rreth 3-4 minuta. I hiqni nga furri, i çoni ne nje pjate dhe u hidhni siper perzjerjen me domate te fresketa dhe ereza.
- Zbukuroni pjaten me disa gjethe menderzi te fresket.








