Background Image

Kofsha pule me karrota dhe qepe

0 0
Kofsha pule me karrota dhe qepe

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme kofsha pule te pergatitur me karrota dhe qepe. Kjo pjate eshte me te vertet shume e mire. Shija e mishit te pules abinohet shume fare me karrotat te cilat marin nje shije te vecante nga lengu i leshuar nga mishi. Kjo pjate nuk ka nevoj per ganityre tjeter pasi mund te sherbehet thjesht ashtu sic eshte me pak buke ose edhe pa buke fare.

kofsha-pule-me-karrota

Kofsha pule me karrota dhe qepe

  • KOHA E PERGATITJES: 15
  • KOHA E PJEKJES: 45
  • KOHA TOTALE: 1 ore
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 4 kofsha pule
  • 2 karrota te medha
  • 1 qepe e madhe
  • 4 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 gote gjelle vere e bardhe
  • pak kirpe
  • pak piper i zi

Udhezimet:

  1. Merni kofshat e pules dhe i pastroni mire (ne kete recete u kam hequr lekuren por mud ti gatuani me gjithe lekure nese e doni pjaten me te ynyrshme).
  2. Pastroni dhe lani mire qepen dhe karrotat dhe me pas i prisni si karrotat dhe qepen ne kubik te vegjel.
  3. Merni nje tigan te thelle dhe qe nuk ngjit, shtoni vajin e ullirit dhe e lini te nzehet pak.
  4. Shtoni ne fillim qepen dhe e kaurdisni mire derisa te humbasi vellimin e saj, me pas shtoni karrotat dhe i skuqni edhe ato duke i trazuar here pas here me nje luge druri.
  5. Ne fund shtoni kofshat e pules dhe i skuqni te gjitha se bashku duke i kthyer nje here ne nje ane dhe nje here nga ana tjeter.
  6. Kur cdo perberes ne tigan eshte skuqur merni goten me vere te bardhe dhe e hidhni ne tigan, e lini tiganin pa kapak dhe ne zjarr te ulet deri sa vera te kete avulluar plotesisht.
  7. Merni nje gote me uje dhe e shtoni te tigani, shtoni kripe sipas deshires si dhe piper te zi nese deshironi dhe e mbyllni tiganin me kapak dhe e lini te ziej serisht.
  8. Kur edhe uji te ket avulluar kontrolloni kofshat e pules nese jane pjekur plotesisht, nese ende jo shtoni perseri pak uje dhe e lini te zjej edhe nje here.
  9. Pjata eshte gati kur kofshat e pules jane pjekur dhe karrotat kane zier dhe ne tigan ka ngelur vetem pak fare leng. Sherbeni pjaten te ngrohte.
(Visited 424 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Kallamar te skuqur
Featured Image
para
Byrek me gjize dhe kungull te verdhe
para
Kallamar te skuqur
Featured Image
para
Byrek me gjize dhe kungull te verdhe

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here