Udhëzime
Nese u pelqejne shume recetat amerikane, kjo qe do te shohim ne kete artikull eshte nje nga me te preferuarat nga amerikanet. Pikerisht sot do te shohim si te gatuajme hamburger me mish te fresket vici te grire. Per te pergatitur hamburger mishi nuk duhet te jeni ndonje ekspert ne kuzhine. Perberesit jane pake por cilesor. Mund ta perdorni si pjate te dyte… por edhe si panine e shoqeruar me patate te skuqura dhe salca te ndyshme, si majonez ose ketchup. Ne kete recete do te shohim si nje panine me dy feta buke edhe me djath.

Hamburger me mish vici
Perberesit:
- 400
- gjysem qepe te kuqe ose te bardhe
- 1 veze
- 1 grusht me buke te gire
- kripe sipas deshires
- piper i zi sipas deshires
- pak vaj luledjelli
- dy feta buke
- 4 feta djathi
Udhezimet:
- Lani qepen dhe e prisni shume fare holle dhe e hidhni ne nje tas.
- Shtoni mishin e grire tek tasi si dhe buken e grire.
- Ne nje pjate rrihni vezen e plote per pak fare sekonda dhe e shtoni tek tasi me perberesit qe shtuat me pare.
- Sperkatni me kripe dhe piper sipas deshires dhe perzieni permbajtjen me duar deri sa te formoni nje mase homogjene.
- Mbuloni tasin me nje pecete dhe e lini te pushoj ne frigorifer per 30min.
- Me pas merni perbajtjen dhe e ndani ne 4 topa per te formuar 4 hamburger mishi, i shtypni me dore duke formuar rrathe me lartesi 2-3 cm dhe i mbeshtillni me leter plastike.
- Vendosni hamburger-et ne frigorifer dhe i lini te pushojne me 1 ore e gjysem.
- Nzehni nje tigan me pak vaj ose nje zgare dhe rreshtoni hamburger-et per ti pjekur, i lini te skuqen per 5 min nga c’do ane.
- Nese deshironi thekni edhe fetat e bukes.
- Sherbeni hamburgerin ne mes te dy feta buke (ose panine) dhe nje fete djathi te shoqeruar me patate te skuqura si dhe me salce ketchap dhe salce majonez.





