Udhëzime
Ne artikullin e sotem do te shohim si te gatuajme torte te kripur me kungull dhe karrota. Jo gjithmone mund te beni perimet te ziera. Mund te ndryshoni receten dhe te provoni te gatuani dicka ndryshe dhe me te lezeteshme. Kjo recete jo vetem qe eshte shume e mire dhe na ndihmon te hame perimet por eshte edhe shume e thjeshte per tu pergatitur.



Torte e kripur me kungull dhe karrota
Perberesit:
- 4 kunguj te gjate te fresket
- 2 karrota te fresketa
- 2 veze
- 100gr djath grek
- 1 pete per bazen e tortes (brize)
- nje filxhan kafeje me qumesht
- vaj ulliri
- pak kripe
- pak piper
Udhezimet:
- Si fillim lani kungujt dhe karrotat dhe i grini ne rende por jo shume te imeta.
- Merni nje tigan dhe shtoni pak vaj ulliri dhe hidhni kungujt e grire bashke me karroten dhe i skuqni pake (sa te humbasin pak vellim)
- Nderkohe qe ftohet kungulli me karrotat merni du veze dhe i rrihni me nje pirun.
- Shtoni tek vezet qumeshtin dhe djathin grek te grire ne copa te vogla dhe korigjoni masen me kripe sipas deshires. Hidhni pak kripe pasi djathi grek eshte vete i kripu.
- Shtoni kungullin me karrotat tek masa dhe i perzieni te gjitha bashke, shtoni pak pieper te zi nese e deshironi.
- Merni nje tave te rrumbullakte dhe e lyeni me vaj dhe e sperkateni me pak miell ne menyre qe te mos te ngjis.
- Shtroni tek tava peten duke e lene anash pak me shume per ta perthyer me pas.
- Mbushni peten me masen qe pergatitet me pare dhe perthyeni buzet e petes.
- Sherbeni torten e kriupur me c’fare te keni deshire ju! Rezultati eshte super light!








