Background Image

Perime ne furre

0 0
Perime ne furre

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme perime ne furre, saktesisht kjo eshte nje torte e kripur me perime te cilat jane pjekur me pare ne grill. Kjo sherbehet e vaket ose edhe e ftohte, madje mund ta pergatisni edhe qe ne darke per te nesermen. Perimet e pjekura ne grill me pare kane nje shije te veçante dhe perdorimi i djathit mocarele bejne kete torte te kripur akoma me te bute dhe te shijshme.

perime-ne-furre

Perime ne furre

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: E Mesme
  • TIPI I RECETES: Pajte e dyte

Perberesit:

  • 1 spec i kuq
  • 1 spec i verdhe
  • 1 patellxhane
  • 2 kunguj te gjate jeshil
  • 2 domate te kuqe te forta
  • 250g djath mocarela
  • 2 luge gjelle buke e grire
  • vaj ulliri
  • borzilok i fresket
  • 3 kokerra ullinj per dekor (nese deshironi)
  • kripe dhe piper

Udhezimet:

  1. Pastroni dhe lani te gjitha perimet. I prisni kungujt dhe patellxhanin per se gjati rreth 1/2 cm trashesi. Pastroni specat nga bishti dhe farat dhe i prisni per se gjati, rreth 3 cm gjeresi.
  2. Vendosni griljen ne zjarr mesatar dhe filloni te piqni perimet me radhe nga te dyja anet. Sperkatini me kripe dhe pak vaj.
  3. Lani domatet. I prisni ne copa te rrumbullakta dhe i lini te kullojne pak derisa a tu eliminohet uji.
  4. E prisni djathin mocarele ne copa te medha dhe e vendosni ne leter kuzhine qe te eliminohet uji.
  5. Lyeni me vaj dhe sperkatni me buken e grire nje tepsi te rrumbullakte dhe te thelle. Shtroni nje shtrese me feta kungujsh ne forme si rrezet e diellit, hidhni pak mocarele dhe disa gjethe te prera borziloku.
  6. Vazhdoni me nje shtrese specash te verdha, borzilok dhe mocarele.
  7. Mbuloni me domatet, me fetat e patellxhaneve dhe serisht me mocarele.
  8. Realizoni shtresen e fundit me specat e kuqe, sperkatini siper me pak buke te grire dhe pak vaj ulliri.
  9. Nxehni furren ne 180°C dhe e piqni torten me perime per rreth 15-20 minuta.
  10. Lereni te ftohet pak, pastaj e sherbeni te vaket.
(Visited 273 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torte me limon dhe krem
para
Bakllava
para
Torte me limon dhe krem
para
Bakllava

2 Komente Mëshej komentet

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here