Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme kotoleta me mish pule. Kete recete gatimi mund mund ta beni edhe sipas shijes suaj personale: p.sh. ne vend te mishit te pules mund ta gatuani me mish kaposh deti, ose melçi viçi. Shoqeroheni me nje sallate jeshile, te sperkatur me pak uthull dhe vaj ulliri, dhe ja tek realizuat pjaten tuaj. Kur ta gatuani mishin i hiqni lekuren, kockat nese ka dhe dhjamin, pasi pjata behet me
e lehte dhe e shijshme. Ju mund ti gatuani kotoletat si te skuqura ne tigan, si ne furre ( version pak me light).

Kotoleta me mish pule
Perberesit:
- 600g kraharor pule
- 300g buke e thate e grire imet, ose crackers te grira
- 100g miell i bardhe
- 2 veze
- 2 luge djath kaçkavall te grire (me preference)
- 1 luge gjelle majdanoz te fresket, te grire holle (me preference)
- piper dhe kripe
- vaj luledielli
Udhezimet:
- Pastroni mire kraharorin e pules nga lekura dhe dhjami. Merrni nje thike te mprehte, dhe filloni ta prisni mishin ne 6 porcione per se gjati, te holla gati 2 cm.
- Grini buken e thate ose crackers shume imet, e hidhni ne nje tas, shtoni pak piper pluhur, djathin kaçkavall te grire dhe majdanosin e grire.
- I perzjeni te gjithe keta perberes dhe i vendosni ne nje pjate te ceket.
- Ne nje pjate te thellet rrihni vezet, me pak kripe, dhe ne nje pjate tjeter hidhni miellin.
- Filloni me te sperkatur mishin e pules me kripe dhe piper nga te dyja anet. I lyeni copat e mishit me radhe, njehere ne miell, pastaj ne veze pastaj ne buken e grire. Vazhdoni keshtu deri ne perfundimin e tyre.
- Ne nje tigan qe nuk ngjit hidhni vaj luledielli, lereni te nxehet dhe filloni te skuqni kotoletat, derisa te zbuten dhe te marrin nje ngjyre te lehte kafe. I hiqni nga tigani dhe i vendoni ne nje pjate te mbuluar me leter kuzhine, qe te thith vajin e tepert.
- Nese doni te gatuani nje version me te lehte dhe pa shume yndyrna, i piqni ne furre, duke i sperkatur me pak vaj.
- I sherbeni te ngrohta, me sallate jeshile.








