Udhëzime
Me motin e ngrohtë vjen dëshira për të blerë fruta të freskëta dhe perime sezoni. Por në qoftë se ju nuk mund të shkoni ne pazar çdo ditë dhe nuk doni të gjeni veten në fund të javës me domate dhe perime të mykura atehere lexoni kete artikull per te mesuar
si te konservojme frutat dhe perimet.

1) Një dush i ngrohtë ndihmon të mbaj manaferrat dhe luleshtrydhet te fresketa. Mjafton thjesht te fusni frutat në nje ene plastike dhe i zhyt ne një tenxhere me ujë të nxehtë para se ti pergatisni. Temperatura vret mykun dhe arrin të ruajë freskinë gjatë. Ky proces behet vetem per 30 sekonda ne 125 gradë.
2-Sa e trishtueshme kur domatet përfundojëne tek plehrat sepse jane kalbur dhe jane plot myk … Në këtë rast, duhet te dini se domatet konservohen ne një qese letre dhe ne temperaturen e dhomes sepse i ben ato të marrin frymë dhe mos te prishen.
3-Si te konservoni te gjitha perimet me gjethe jeshile? Shume e thjeshte, për të ruajtur të gjitha perimet me gjethe jeshile mjafton ti vini ato në kartopeceta pasi ajo e thith lagështiren. Si do qoftë nese ata fillojnë të thahen, mbasi i keni ruajtur në frigorifer, atehere i gjalleroni me një dush akull! Kjo vlen për te gjitha bimet.
4-Persa i perket specave, fasuleve jeshile, brokolive, lakërave, selinos, trangujve, qepëve, patëllxhaneve, kërpudhave, etj; mund ti ngrini edhe ti perdorni kur tu duhen, ne kete menyre mund ti konservoni gjate. Ide e mirë gjithashtu për të pasuruar supën me disa përbërës të cilet nuk shiten me ne treg pasi u ka kaluar koha!
5 – Bananet konservohen në frigorifer per kohe te gjate. Shkaku i qelbëzim tyre është shkaku i prodhimit te një gazi qe quhet: etilen. Nëse doni që të përshpejtojnë pjekurine e tyre mund ti mbani afer një bananeje më të pjekur apo një molle.






Një koment Mëshej komentet
mjaft ide te mira