Makarona karbonara

Shpernda ne kanalet e tua social

Or you can just copy and share this url

Mbaje shenim

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Makarona karbonara

Kuzhine:

Udhezime

Sot do te shohim si te pergatisim makarona karbonara. Per kete pjate duhet te perdroni ekskulizivisht makarona spaghetti dhe asnje lloj tjeter tip, kjo pjate eshte tipike italiane, e pergatitur me perberes baze dhe qe pothuajse secili prej nesh i ka ne shtepi: makarona te gjata, veze, pancete, djath kaçkavall dhe piper. Sekreti i kesaj pjate eshte momenti kur hidhni vezet, te cilat duhet te shtohen vetem ne momentin e fundit, pasi i keni kulluar makaronat, pasi ne kete menyre krijohet salsa kremoze qe i jep shije pjates. Pra, le te shohim se bashku si te gatuajme makarona karbonara.
makarona-karbonara

 

Loading...

Makarona karbonara

Koha e Pergatitjes: 15 min
Koha e Pjekjes: 10 min
Koha Totale: 25 min
Porcione: 4
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Pjate e Pare

Perberesit:

  • 400g makarona te tipit spageti
  • 4 te verdha vezesh + 1 veze te plote
  • 120g djath kaçkavall ose djath te bardhe
  • 170g pancete
  • kripe dhe piper

Udhezimet:

1. Vendosni ne zjarr mesatar nje tigan qe nuk ngjit, hidhni ne te panceten e prere ne kubike dhe e kaurdisni per disa minuta, pa i shtuar vaj pasi vete panceta permban yndyrne qe do ta leshoje gjate skuqjes. Pasi panceta ka mare ngjyre te lehte kafe , e hiqni tiganin nga zjarri dhe e lini menjane derisa te pergatisni perberesit e tjere.

2. I rrihni vezet ne nje tas, shtoni djathin e grire dhe pak piper pluhur nese deshironi. I trazoni mire te gjithe perberesit me nje pirun ose rrahese vezesh dhe ne fund shtoni panceten e skuqur.

3. I zjeni makaronat ne uje te valuar me kripe, i kulloni ne kullejse dhe i hidhni direkt te nxehta tek tasi me perberjen e vezeve, pancetes dhe djathit qe pergatitet pak me pare.

4. I trazoni mire dhe i sherbeni menjehere te nxehta, duke shtuar pak djath apo piper tjeter nese deshironi.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Pershtypjet e recetes

Nuk ka akoma asnje pershtypje. Perdorni formularin e meposhtem per te shkruar ose vlersuar receten. Kontributi juaj eshte i rendesishem. Faleminderit.

Shkruaj pershtypjen tende