Background Image

Focaccia

0 0
Focaccia

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme focaccia. Kjo recete i perket kuzhines italiane. Eshte buke e pergatitur ne shtepi me uje, qumesht, vaj ulliri, maja dhe kripe. Sekreti qe focaccia te dale sa me e bute dhe e shijshme eshte ta lini te pushoj per 3-4 ore me radhe ne nje vend te ngrohte deri sa masa te velloje.

Fakace buke

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Antipaste

Perberesit:

  • 1kg miell
  • 1/2 gote uji te vaket
  • 1 gote qumesht te vaket
  • 4 luge gjelle val ulliri
  • maja per buke (15 grame)
  • 2 luge kafeje sheqer
  • kripe

Udhezimet:

  1. Si fillim hidhni ujin e ngrohte ne nje tas, hidhni majane dhe sheqerin. I trazoni te gjitha me nje luge dhe i lini ashtu te pushojne per 15 minuta, derisa majaja te kete shkrire dhe ne siperfaqe te jete krijuar shkume.
  2. Hidhni miellin e situr ne nje tepsi, formoni nje grope ne mes, hidhni ujin me maja, qumeshtin , vajin e ullirit dhe kripen. I trazoni te gjithe keta perberes me duar dhe e ngjishni brumin per rreth 10-15 minuta, derisa te jete bere omogjen.
  3. I jepni brumit formen e nje topi, e sperkatni siper me pak miell dhe e mbuloni me nje pecete te paster. E lini brumin te vije per 2-3 ore. E ngjishni dhe nje here lehte, e mbuloni perseri, e lini te vije dhe 30 minta te tjera.
  4. Lyeni nje tepsi me vaj ulliri, dhe filloni ta hapni brumin me duar derisa te marre formen e tepsise. Formoni ne siperfaqen e tij sa me shume gropa te vogla duke perdorur gishtat tuaj.
  5. Sperkateni siperfaqen e brumit me kripe te trashe dhe vaj ulliri.
  6. Nxehni furren ne 180°C.
  7. E lini brumin te vije ne tepsi per 15 minuta te tjera dhe e vendosni ne furre per tu pjekur per rreth 20-30 minuta, derisa focaccia te kete marre ngjyre te lehte kafe.
  8. E hiqni nga tepsia, e mbuloni me nje rrobe te paster, dhe e fusni ne nje qeske per 10 minuta, ne menyre te tille qe te mos thahet, por te rri e bute.
  9. Sherbejeni focaccen ( buken ) te ngrohte, ose dhe te ftohte.
  10. Mund te sherbeni edhe si antipast te mbushur ne mes me feta te holla mortadele dhe djathi kaçkavall, ose mozzarela.
(Visited 974 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Barka patellxhanesh
para
Torte me cokollate
para
Barka patellxhanesh
para
Torte me cokollate

Add Your Comment