Background Image

Trilece

0 0
Trilece

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Kjo recete do tu mesoj si te gatuajme Trilece, kjo embelsire eshte nje recete meksikane. Receta origjinale e trileces siper eshte me pana per embelsira (panna montata) dhe jo me karamel. Por ju mund te perdorni karamelin ne qofte se u pelqen me shume me te. Emri i sakte eshte Tres Leches ose tre qumeshtet, pasi perdoren 3 tipe qumeshti: qumeshti i fresket, qumeshti i kondensuar me sheqer dhe qumeshti i kondensuar pa shqer.

Si te Gatuajme Trileche
Si te Gatuajme Trileche

Trilece

  • Koha e Pergatitjes:
  • Koha e Pjekjes:
  • Koha Totale:
  • Porcione: 4
  • Veshtiresia: E Mesme
  • Tipi i Recetes: Embelsira

Perberesit:

  • 180 gr miell i tipit 00
  • 150 gr sheqer
  • 110 gr gjalpe
  • 5 gr maja per embelsira pluhur
  • 5 veze
  • 300 ml qumesht i fresket
  • 200 ml qumesht i kondensuar me sheqer (panda)
  • 200 ml qumesht i kondensuar pa sheqer (panda)
  • 250 ml pana montata
  • 1 luge me rum
  • pak vanilje

Udhezimet:

  1. Si fillim perzieni miellin me majane pluhur.
  2. Ne nje ene plastike ose qelqi rrihni me rrahese vezesh 130 gr sheqer edhe 100 gr gjalpe deri sa te formoni nje mase kremoze, shtoni vezet dhe vaniljen dhe rriheni perseri per pak.
  3. Me pas filloni te shtoni miellin me maja avash avash dhe perzieni me nje luge druri masen duke e trazuar nga poshte larte me pas shtoni nje gote nga qumeshti i fresket dhe perzieni ngadale (qumeshti i fresket qe do ngelet do tu duhet per me vone).
  4. Hidheni masen ne tave te lyer me pjesen tjeter te mbetur te gjalpit dhe e piqni per 30 minuta ne furre te graduar ne 180°.
  5. Mund te kontrolloni pjekjen e tortes duke e cpuar me nje pirun kur ta keni hequr pirunin duhet te siguroheni qe mos te ngelet asgje ne te.
  6. Hiqni torten na furri, merni nje kruajtese dhembesh dhe filloni ta shponi deri ne brendesi, duhet te cponi komplete siperfaqen e tortes.
  7. Merni qumeshtin e kondensuar si me sheqer dhe pa sheqer dhe i bashkoni, shtoni qumeshtin e fresket qe u ngeli dhe e rrihni me rrahesen e vezeve. Shtoni nje luge rum tek qumeshtet edhe perzieni masen perseri.
  8. Merni torten edhe i hidhni nje pjese nga qumeshti i pergatitur me pare, e lini te shplodhet per nje minute dhe shtoni perseri nje pjese tjeter te qumeshtit, perseriseni edhe nje here kete procedure. Kur qumeshti te mbaroj do te vini re se torta nuk thithe komplet qumeshtin (keshtu duhet te jete).
  9. Coni torten ne frigorifer per 3 ore mbasi ta keni mbuluar me nje flete plasike.
  10. Kur te sherbeni trilcen e ndani neper pjata dhe i hidhni siper pana montata.

 

(Visited 265 times, 2 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Lazanja Bolonjeze
para
Torte me limon
para
Lazanja Bolonjeze
para
Torte me limon

Add Your Comment