Tasqebap me mish vici

Shpernda ne kanalet e tua social

Or you can just copy and share this url

Perberesit

500gr Mish vici
3 kokrra Qepe e kuqe
1 luge gjelle Miell
1 gote uji Vere e kuqe
1 gjethe Dafine
1 luge kafeje Salce domate concentrat
3 thelpinj Hudher
1 luge gjelle Vaj ulliri
Sipas deshires Kripe
Sipas deshires Piper i zi

Te dhena ushqyese

356
Kalori per porcion

Mbaje shenim

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Tasqebap me mish vici

Pjata tradicionale per tu shoqeruar me pilaf

Kuzhine:

Perberesit

Udhezime

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme tasqebap me mish vici te fresket. Kjo recete i perket kuxhines shqiptare. Eshte nje pjate shume e shishme dhe shume e lehte per tu gatuar. Me poshte do te gjeni receten per tasqebap, por me pare eshte mire te dini se kjo recete e ka sekretin tek mishi. Per te pergatitur tasqebap-in ju duhet te perdorni vetem mish vici te fresket, pasi e gjithe shija varet nga mishi qe ju perdorni. Eshte mire te zgjidhni nje tule mishi pa dhjam. Mund te shoqeroni tasqebap-in me pilaf duke hedhur siper pjates me pilaf nje garuzhde tasqeb. Por ju mund mund te sherbeni tasqebapin edhe vetem me buke.

Loading...

Tasqebap me mish vici

Tasqebap

Hapat

1
I kryer

Si fillim duhet te aromatizioni vajin me hudher ne kete menyre. Ne nje tigan shtoni vajin e ullirit dhe thelpinjte e hudherave te qeruar nga lekura por pa prere (i hidhni ashtu sic jane). Mbasi hudhra te jete skuqur ne siperfaqe e hiqni nga tigani dhe shtoni ne te qepen e pastruar nga lekura dhe te prere ne kubike te vegjel.

2
I kryer

Mbasi qepa te jete skuqur mire dhe te kete humbur vellimin, shtoni salcen e domates (koncentrat) dhe e lini te skuqet pake. Nese nuk keni salce koncentrat mund te perdorni 3 domate te kuqe te pojekura mire dhe pasi ti keni grire ne rende e hidhni te skuqet. Ne kete rast duhet te prisni qe i gjithe uji i domateve te ket avulluar. Me pas hidhni tek tigani copat e mishit te vicit te prera ne copa te vogla. I skuqni pake sebashku me salcen.

3
I kryer

Kur mishi te jete skuqur shtoni miellin dhe trazoni mire gjithecka se bashku. Do te vini re se eshe mielli do te skuqet bashke me mishin. Shtoni veren e kuqe dhe gjethen e dafines dhe e lini pake ne zjarr per te mar nje vale deri sa vera te avulloj.

4
I kryer

Trasferoni permbajtejn e tiganit ne nje tenxhere te thelle antiaderent (qe nuk ngjit) ose ne nje tenxhere balte. Shtoni ujin tek tenxherja deri sa te mbuloni mishin dhe e lini te zjej ne zjarr shume te ngadalte per gati 45min- 1 ore, me pas rregulloni tasqebap-in me kripe dhe piepr sipas deshires dhe e lini te ziej edhe 10-15 min te tjera.

5
I kryer

Tasqebap-i eshte gati kur ka ngelur vetem 1/3 e lengut dhe mishi ka zier plotesisht. E sherbeni pjaten te ngrohte me pilaf ose edhe vetem me dy feta buke.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Pershtypjet e recetes

Mesataria e vlerësimeve:
(5)
Total Reviews: 1
Stela

Shume e mire

9 Komente Hide Comments

Mund edhe ta pergjysmoni. Por kur vera zien e humbet te tere alkolin dhe ngelet vetem shija e mire.

E gatuaj shpesh eshte receta jone qe ekemi perzemer edhe ju e gatuani si ne Korcaret Faleminderit

Shkruaj pershtypjen tende