Strudel me molle

Shpernda ne kanalet e tua social

Or you can just copy and share this url

Perberesit

Per peten
125gr Miell
1 Veze
1 luge gjelle Vaj ulliri
30ml Uje Uji duhet te jete i vaket
1 maje luge kafeje Kripe
Per mbushjen
750gr Molle
60gr Sheqer
1 luge kafeje Kanell
50gr Stafidhe rrush i thate
100gr Gjalp
70gr Buke e grire
30gr Arra Pishe
Per dekorin
10gr Sheqer pluhur
6 topa Akullore Mundesisht me shije vanilje
Nje tubo me spry Pana

Mbaje shenim

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Strudel me molle

embelsire per stinet e ftohta

Kuzhine:

Perberesit

  • Per peten

  • Per mbushjen

  • Per dekorin

Udhezime

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme strudel me molle. Strudel me molle eshte nje embelsire me origjine austriake dhe me kalimin e kohes u adoptua edhe nga shume shtete te tjera. Strudel ne gjuhen austriake do te thote vorbull pasi embelsira paraqitet si nje vorbull e formuar me nje pete te mbushur me molle dhe rrush te thate. Ju mund te sherbeni strudel me molle vetem duke e sperkatur siper me sheqer pluhur, por nese doni nje kontrast mund te sherbeni strudelin e ngrohte me akullore te ftohte dhe panna.

Loading...

Strudel me molle

Hapat

1
I kryer

Si fillim duhet te pergatisni brumin per peten e strudelit. Ne nje tas hidhni miellin e situr, kripen, vezen, ujin e vaket dhe ne fund vajin.

2
I kryer

Filloni ti perzjeni te gjithe perberesit me duar derisa te krijohet nje brum homogjen dhe elastik. Vazhdoni ngjeshjen e brumit ne nje siperfaqe te paster dhe me pak miell derisa brumi te jete kompakt, i jepni formen e nje topi dhe e hidhni ne nje tas te lyer me vaj. Mbulojeni me nje leter kuzhine plastmasi dhe lereni ne frigorifer per 30 minuta.

3
I kryer

Teksa brumi pushon pergatisni mbushjen e strudelit: vendoseni rrushin e thate ne nje gote me pak uje te vaket.

4
I kryer

Vendosni nje tigan ne zjarr te ngadalte dhe shkrini 50g gjalp. Pasi gjalpi ka shkrire shtoni buken e grire, e trazoni me nje luge druri per disa minuta dhe fikni zjarrin. Lereni te ftohet.

5
I kryer

Vendosni gjalpin qe ngeli ne nje tenxhere te vogel dhe e shkrini ne zjarr shume te ngadalte, pastaj nxirreni brumin nga frigoriferi dhe e hapni mbi nje pecete ose leter te sperkatur me miell. Krijoni nje pete drejtekendore.

6
I kryer

Qeroni mollet, u hiqni lekuren dhe farat dhe i prisni ne thelpinj te holle.

7
I kryer

Lyeni siperfaqen e petes perveç aneve me gjalp te shkrire dhe sperkateni me buken e grire dhe te thekur, e cila do te sherbeje si thithes per lengun qe do te leshojne mollet gjate pjekjes. Hidhni siper mollet e grira, shtoni sheqerin, arrat e pishes, kanellen dhe rrushin e thate qe i keni hequr tashme nga uji.

8
I kryer

Shperndani ne te gjithe siperfaqen e brumit perzjerjen me molle, duke e rrotulluar strudelin nga pjesa me e gjate, mbylleni mire neper te gjithe cepat, ne menyre te tille qe mbushja mos te dale jashte.

9
I kryer

Vendoseni strudelin ne nje tepsi te veshur me leter furri e lyeni me gjalp te shkrire te gjithe siperfaqen e strudelit. Nxehni furrin ne 180°C dhe e piqni strudelin me molle per 30- 40 minutaminuta.

10
I kryer

Kur ta hiqni nga furri, lereni sa te jete i vaket. Prisni embelsiren ne shirita dhe sherbeni ne cdo pjate nje fete me strudel me molle dhe e sperkatni me shqer pluhur (shtoni nje top akullore dhe pana nese deshironi)

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Pershtypjet e recetes

Nuk ka akoma asnje pershtypje. Perdorni formularin e meposhtem per te shkruar ose vlersuar receten. Kontributi juaj eshte i rendesishem. Faleminderit.

Shkruaj pershtypjen tende