Background Image

Mish vici

0 0
Mish vici

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Sot do te mesojme se bashku si te gatuajme mish vici. Kjo eshte nje recete e cila eshte baza nese duam ta vazhdojme te gatuajme gjelle me perime te ndryshme si: patellxhane, bamje, speca, domate, patate, karrota etj. Mjafton te hedhim perimet e prera ne kubike ose per se gjati ( mund ti
kaurdisim pak ose jo ) tek tenxherja ku kemi gatuar mishin e viçit, ti leme te zjejne per disa minuta dhe gjella per dreke ose per darke u pergatit, pa shume humbje kohe.

si-te-gatuajme-mish si-te-gatuajme-mish-vici

 

Mish vici

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4-5
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 500g mish viçi
  • 2 qepe te thata
  • 1 dege selinoje ( me preference)
  • 2 domate te pjekura ose salce domateje
  • vaj ulliri ose vaj luledielli
  • kripe
  • piper (me preference)

Udhezimet:

  1. Pastroni mishin, e shplani ne uje te rrjedhshem dhe e thani me leter kuzhine. E prisni ne 6 cope dhe e vendosni ne nje pjate.
  2. Qeroni qepet, i lani dhe i prisni ne kubike mesatare.
  3. Nese perdorni domate dhe jo salce i prisni ne kubike dhe ato.
  4. Nese ju pelqen selinoja, e perdorni duke e prere dhe ate ne kubike mesatare.
  5. Coni tenxheren me presion ne zjarr mesatar, hidhni 4-5 luge vaj ulliri ose vaj gjelle, e lini te nxehet dhe hidhni mishin e viçit.
  6. Pas 2 minutash shtoni qepen dhe selinone e grire. I skuqni derisa te marrin nje ngjyre kafe te lehte.
  7. Shtoni domatet ose salcen dhe i skuqni te gjtha per rreth 2-3 minuta.
  8. I hidhni uje derisa ti mbuloni te gjithe perberesit, i shtoni kripe, rreth 1 luge gjelle, ose sipas shijes tuaj dhe e lini te zjeje ne tenxhere me presion per 20 minuta, ose deris amishi te jete i bute dhe me pak leng ne fund, mos e thani.
  9. Nese doni ti shtoni perime te ndryshme, mjafton ti pastroni, ti prisni ne kubike jo shume te vegjel, ti kaurdisni pak ne tigan, dhe ti hidhni ne tenxheren me mish.
  10. I mbuloni me uje, shtoni pak kripe nese eshte e nevojshme dhe i çoni te ziejne derisa te jene te buta.
  11. Pasi fikni zjarrin, e lini gjellen ne tenxhere per 15-20 minuta, pasi behet me e shijshme duke u shplodhur pake.
  12. Kete gjelle mund ta hani direkt te ngrohte ose ta ruani ne frigorifer per te nesermen nese nuk keni kohe te gatuani shpesh.
(Visited 307 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Sallate me brokoli
para
Qepe te mbushura me perime
para
Sallate me brokoli
para
Qepe te mbushura me perime

Add Your Comment