Background Image

Makarona me pana

2 1
Makarona me pana

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
250mq Pana
320gr Makarona Farfalle
Pak Kripe
Pak Piper i zi
Pak Arremyshk
2 luge gjelle Djath Kackavall

Nutritional information

500
Kilokalori

Si te gatuajme makarona me pana

Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona me pana dhe me nje sperkatje piperi te zi dhe arremyshk. Kjo eshte receta klasike e makaronave me pana por ne keto faqe do te gjeni edhe receta te tjera pak me te elaboruara te cilat kane panen si baze dhe perberes te tjere per te bere pjaten tuaj akoma me te pasur, si per shembull makarona me pana dhe kerpudha, makarona me pana dhe pancete …etj.  Kjo eshte receta me e thjeshte qe mund te imagjinoni, nuk do shume kohe per tu pergatitur dhe shija eshte me te vertet shume e mire dhe delikate. Per te pergatitur makarona me pana mjafton te keni ne shtepi keta dy perberes: makaronat dhe pana. Makaronat mund te jene te cfare do lloj tipi, makarona te gjata ose te shkurtra, spaghetti, tagliatelle, penne. Ne kete recete makaronat jane farfalle (flutura), makarona te shkurtra (te quajtura flutura pasi kane formen e fluturave), eshte me mire te perdorni makarona te shkurtra per kete recete pasi permbajne me shume pana siper sesa makarona spaghetti. Ne supermarket e gjeni panen tek reparti i salcave ose afer repartit ku shitet qumeshti me emrin Panna da cucina (ky tip pane eshte apostafat per receta te kripura).

Si te gatuajme makarona me pana

(Visited 14 999 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Per te pergatitur makarona me pana si fillim duhet te vini ujin per te zjere. E rregulloni ujin me pak kripe sipas deshires duke e provuar. Per 4 persona perdonri nje tenxhere me 2 litra uje brenda dhe e rregulloni me nje luge kafeje me maj me kripe.

2
I kryer

Kur uji te jete gati (ka filluar dhe zien) shtoni makaronat te tipit penne (munt te perdorni edhe ndonje lloj tjeter makaronash qe keni ne shtepi) dhe nga ky moment filloni te pergatisni salcen e cila eshte teper e thjeshte.

3
I kryer

Ne nje tigan te thelle shtoni panen (mund te blini panna light e cila ka me pak kalori se ajo normalja) dhe te prisni deri sa te filloj te zjej. Mund te hidhni pak qumesht nese pana thahet pak ose thjesht shtoni nga uji i zjerjes se makaronave. Duke shtuar qumeshtin ose ujin ju mbani nen kontroll konsistencen e salces.

4
I kryer

Ne momentin qe pana fillon edhe mer vale shtoni nje luge djath te grire kackavall dhe prisni te shkrij tek pana duke e trazuar me luge druri. Rregulloni me kripe nese djathi kackavall nuk eshte shume i kripur.

5
I kryer

Kulloni makaronat dhe i shtoni tek tigani ku pergatitet salcen me pana dhe i trazoni avash avash, shtoni pak piper te zi nese u pelqen.

6
I kryer

Sherbeni cdo porcion me makarona me pana ne pjata te thella dhe siper grini pak piper te zi dhe arremyshk nese u pelqen shija dhe se fundmi dekorni me nje gjethe majdanoz te fresket.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Sallate greke
para
Sallate me oktapod dhe patate
para
Sallate greke
para
Sallate me oktapod dhe patate

11 Komente Mëshej komentet

Receta “Makarona me pane” eshte nje recete shume e shijshme dhe ja u keshilloj te tjereve qe ta provojne .

Add Your Comment