Makarona me pana

Shpernda ne kanalet e tua social

Or you can just copy and share this url

Perberesit

250mq Pana
320gr Makarona Penne
Pak Kripe
Pak Piper i zi
Pak Arremyshk
2 luge gjelle Djath Kackavall

Te dhena ushqyese

500
Kilokalori

Mbaje shenim

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Makarona me pana

Receta klasike e makaronave me pana

Perberesit

Udhezime

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona me pana dhe me nej sperkatje piperi te zi dhe arremyshk. Kjo eshte receta klasike e makaronave me pana por ne keto faqe do te gjeni edhe receta te tjera pak me te elaboruara te cilat kane panen si baze edhe perberes te tjere per te bere pjaten tuaj akoma me te pasur, si per shembull makarona me pana dhe kerpudha. Kjo eshte receta me e thjeshte qe mund te imagjinoni, nuk do shume kohe per tu pergatitur dhe shija eshte me te vertet shume e mire. Per te pergatitur makarona me pana mjafton te keni ne shtepi keta dy perberes: makaronat dhe pana. Makaronat mund te jene te cfare do lloj tipi, makarona te gjata ose te shkurtra, spaghetti, tagliatelle, penne. Ne kete recete makaronat jane penne rigate (makarona te shkurtra dhe siper me disa vija te cilat permbajne sa me shume pana siper). Ne supermarket e gjeni panen tek reparti i sugove me emrin Panna da cucina (per receta te kripura).

Loading...
makarona me pana
makarona me pana

Si te gatuajme makarona me pana

Hapat

1
I kryer

Per te pergatitur makarona me pana gjeja e pare qe ju duhet te beni eshte te vini ujin per te zjere. E rregulloni ujin me pak kripe sipas deshires.

2
I kryer

Kur uji te jete gati shtoni makaronat te tipit penne (munt te perdorni edhe ndonje lloj tjeter makaronash qe keni ne shtepi) dhe nga ky moment filloni te pergatisni salcen e cila eshte teper e thjeshte.

3
I kryer

Ne nje tigan te thelle shtoni pannen (mund te blini panna light e cila ka me pak kalori se ajo normale) dhe te prisni deri sa te filloj te zjej. Mund te hidhni pak qumesht nese pana thahet pak.

4
I kryer

Ne momentin qe pana fillon edhe mer vale shtoni nje luge djath te grire kackavall dhe prisni te shkrij tek pana duke e trazuar me luge druri. Rregulloni me kripe nese djathi kackavall nuk eshte shume i kripur.

5
I kryer

Kulloni makaronat dhe i shtoni tek tigani ku pergatitet salcen me pana dhe i trazoni avash avash, shtoni pak piper te zi nese u pelqen.

6
I kryer

Sherbeni cdo porcion me makarona me pana ne pjata te thella dhe siper grini pak piper te zi dhe dekorni me nje gjethe majdanoz te fresket.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Pershtypjet e recetes

Mesataria e vlerësimeve:
(5)
Total Reviews: 1
Stela

Une i bej edhe me proshute te tymosur, dalin shume mire

11 Komente Hide Comments

Receta “Makarona me pane” eshte nje recete shume e shijshme dhe ja u keshilloj te tjereve qe ta provojne .

Shkruaj pershtypjen tende