Makarona me pana dhe kerpudha

Shpernda ne kanalet e tua social

Or you can just copy and share this url

Perberesit

300gr Makarona Tagliatelle
300gr Kerpudha Te fresketa (mund te perdorni tipin qe keni ne dispozicion)
200ml Pana
1 thelpi Hudher
4 luge kafeje Djath i grire
2 luge gjelle Vaj ulliri
1 tufe e vogel Majdanoz
Pak Piper i zi
Pak Kripe

Mbaje shenim

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Makarona me pana dhe kerpudha

Karakteristika:
  • Vegjetarian
Kuzhine:

Perberesit

Udhezime

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona me pana dhe kerpudha. Ne kete pjate nderthuret aroma e kerpudhave me delikatesen e panes te ciles mund ti shtojme erza te ndrushme dhe te pasurojme akoma me shume pjaten tone. Sekreti i shijes se kesaj pjate eshte zgjedhja e tipit te kerpudhave dhe freskise se tyre. Kjo pjate del me e shijeshme nese perdorni kerpudhat porcini dhe jo champignon pasi kane me shije me te forte.

Loading...
Makarona me pana dhe kerpudha
Makarona me pana dhe kerpudha

 Makarona me pana dhe kerpudha

Hapat

1
I kryer

Pastroni mire dhe shpalni kerpudhat nese eshte e nevojshme por i thani direkt me nje pecete te thate qe mos te thithin uje. (Mund ti pastroni kepudhat edhe me nje pecete te lagur). Prisni bishtin e kerpudhave deri ku arrine rrenja e tyre. Ndani bishtin e kerpudhave nga kapelja. I prisni ne copa mesatare te gjitha. Lani majdanozin dhe e grini holle dhe e lini menjane se do u duhet per dekor ne fund.

2
I kryer

Vendosni tenxheren me uje te mari val dhe e kriposni sipas deshires. Nderkohe qe uji fillon zjen ju duhet te merreni me pergatitjen e salces me pana dhe kerpudha.

3
I kryer

Vendosni nje tigan te madh ne zjarr mesatar, hidhni ne te 2 luge gjelle vaj ulliri, shtoni thelpiun e hudhres te paqeruar por vetem te shtypur me dore.

4
I kryer

E lini hudhren te skuqet per 1 minute, thjesht sa te aromatizoj vajin dhe me pas e eliminoni me ndihmen e nje luge.

5
I kryer

Shtoni kerpudhat tek vaji i aromatizuar dhe i skuqni per disa minuta (deri sa te humbasin volumin).

6
I kryer

Nderkohe hidhni makaronat ne ujin e valuar dhe i lini te ziejne. Vazhdoni te perfundoni salcen me pana dhe kerpudha nderkohe qe makaronat ziejne.

7
I kryer

Shtoni panen e kuzhines tek kerpudhat dhe lini te marri val per 1 ose 2 minuta. Sperkatni me kripe dhe pak piper sipas deshires.

8
I kryer

Kulloni makaronat qe sapo kane zier dhe i shtoni tek tigani me salce per te pergatitur makarona me pana dhe kerpudha. Ulni zjarrin dhe trazoni me delikatese makaronat per pak sekonda.

9
I kryer

Sherbeni makaronat me pana dhe kerpudha menjehere te ndare ne pajata dhe i sperkatni siper me majdanozin e fresket dhe te grire. Shtoni nje luge djathe te grire kaçkavall dhe piper te zi siper dhe i sherbeni.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Pershtypjet e recetes

Nuk ka akoma asnje pershtypje. Perdorni formularin e meposhtem per te shkruar ose vlersuar receten. Kontributi juaj eshte i rendesishem. Faleminderit.

2 Komente Hide Comments

loading...

Shkruaj pershtypjen tende