Përbërsit
-
9 kokrra Limon
-
1 kg Sheqer
-
1,5 l Uje
-
1 l Alcoolalcool ushqimor 95°
Udhëzime
Nese keni nje peme limoni ne kopeshtin tuaj te shtepise ose limona te fresket dhe nuk dini cfare te beni me to, nje ide e mire eshte te pergatisni pijen limoncello. Lexoni kete recete pasi do tu ndihmoj te beni nje pije alkolike shume te mire per te pritur miqte tuaj. Kjo pije jepet ne pergjithesi mbas ngrenies se ushqimit dhe mbas kafese pasi perdoret si tretes ushqimi. Tani eshte stina e limoneve, te cilet i gjeni ne pazar me shumice, por edhe direkt ne oborrin e shtepise tuaj. Pija limoncello e ka origjinen nga brigjet e Amalfi-t ne Itali (aty klima eshte shume e mire per rritjen e limonave me shume arome dhe shume suko). Le te shohim si te pergatisim pijen Limoncello ne shtepine tone.
Hapat
1
I kryer
|
Lani limonat ne uje te vaket per te pastruar mire lekuren dhe me pas i thani me nje pecete. |
2
I kryer
|
Me ndihmen e nje qeruse patatesh gervishni lekuren e limonave, mund te perdorni edhe nje thike por kini kujdes qe te merni vetem lekuren e verdhe te limonit dhe jo pjesen e bardhe poshte saj pasi eshte e hidhur. |
3
I kryer
|
Merni lekurat dhe i prisni ne copa te vogla dhe me pas i hidhni ne nje ene qelqi hermetike. |
4
I kryer
|
|
5
I kryer
|
Kur te kete kaluar nje muaj merni nje tenxhere dhe hidhni ujin dhe shqerin dhe e vendosni te zjej (tamam sikur te beni sherbet). E lini te ziej per 5-10 minuta dhe me pas e lini te fotohet plotesisht. |
6
I kryer
|
Merni enen me alkol dhe lekurat e limonit dhe shtoni ne te sherbetin e ftohur dhe alkolin qe u kishte mbetur menjane dhe perzieni pijen. |
7
I kryer
|
E mbyllni serisht enen hermetikisht dhe e lini te shplodhet per 40 dite gjithmone ne vend te thate dhe ne erresire. |
8
I kryer
|
Kur te kalojne 40 ditet e merni pijen dhe e filtroni, e hidhni ne nje shishe qelqi e mbyllni me tap dhe e konservoni ne frizer. Mos kini merak se nuk ngrin pasi alkoli dhe limoni nuk lene qe te krijohet akulli. |
9
I kryer
|
E sherbeni pijen ne gota rakie te cilat i keni vendosur 5 minura me pare ne ngrirje qe te ftohen edhe ato. Ju befte mire! |