Gjelle me presh

Shpernda ne kanalet e tua social

Or you can just copy and share this url

Perberesit

1 kg Mish vici Mish i zier dhe i pergatitur si receta e keshilluar me siper
1 kg Presh
2 Karrota
1 kokerr Patate
1 gjethe Dafine
1 mollez gishtash Menderz Menderz te thate
2 luge gjelle Vaj ulliri
Pak Kripe
Pak Piper i zi

Mbaje shenim

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Gjelle me presh

Kuzhine:

Perberesit

Udhezime

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme gjelle me presh, e cila pergatitet ne shume pak kohen dhe eshte nje pajte tradicionale shqiptare, nese u ka mar malli e gatuani ne shtepine tuaj duke ndjekur udhezimet e meposhteme. Gjella me presh pergatitet me mish viçi, dhe per te pare si gatuhet mishi i viçit shikoni receten: Si te gatuajme mish viçi. Kesaj gjelle nese deshironi mund ti shtoni pak karrota dhe patate te prere ne kubike shume te vegjel.

Loading...

si-te-gatuajme-gjelle-me-presh

Gjelle me presh

 

Hapat

1
I kryer

Si fillim pergatisni mishin e viçit si tek receta e mepareshme.

2
I kryer

Nderkohe qe mishi zjen pergatisni preshin, e pastroni mire, e lani dhe e prisni ne copa rreth 3-4 cm te gjata. Duke krijuar disqe (mund te perdorni edhe gjethet e preshit nese u pelqejne)

3
I kryer

Pastroni dhe prisni ne kubike te vegjel karrotat dhe pataten qe keni pastruar dhe shplare me pare.

4
I kryer

Vendosni nje tigan ne zjarr te larte, hidhni ne te pak vaj ulliri dhe kaurdisni me radhe preshin e prere, dhe pastaj perimet e tjera. I skuqni sa te marrin thjesht nje ngjyre te lehte kafe, por nese s’ doni shume yndyrne ne gjellen tuaj mund ti hidhni direkt per te zjere tek mishi me leng.

5
I kryer

Pasi shikoni qe mishi i viçit ka zjere, shtoni ne fillim preshin e kaurdisur, 1 gjethe dafine, pak kripe, piper, uje derisa te mbulohet preshi dhe vazhdoni zjerjen per rreth 15-20 minuta.

6
I kryer

10 minutat e fundit shtoni patatet dhe karrotat, pak menderz te thate dhe vazhdoni zjerjen derisa lengu i gjelles te jete pergjysmuar.

7
I kryer

Pasi fikni zjarrin e lini gjellen me presh te pushoje per 15 minuta para se ta sherbeni.

8
I kryer

Sherbeni gjelle me presh te ngrohte te ndara ne pjata dhe e shoqeroni me disa feta buke te thekur nese deshironi.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Pershtypjet e recetes

Nuk ka akoma asnje pershtypje. Perdorni formularin e meposhtem per te shkruar ose vlersuar receten. Kontributi juaj eshte i rendesishem. Faleminderit.

Shkruaj pershtypjen tende